/

Bullgaria dërgon 100 trupa në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent ushtarak prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.

Kjo u bë e ditur nga agjencia bullgare e lajmeve “Novinite”. Në qytetin e Yambolit sot [e enjte] do të zhvillohet ceremonia e dërgimit të kontingjentit ushtarak në Kosovë. Ata do të aterrojnë në Kosovë gjatë javëve në vazhdim.

“Kontingjenti ka përfunduar stërvitjen në Batalionin e 42-të të Mekanizuar, Yambol dhe zyrtarisht është shpallur ‘gati luftarake’ nga Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, Bullgaria ka rreth 48 ushtarë në Kosovë. Ky numër do të rritet në rreth 150.

Në një intervistë të martën për “Telegraph”, kryeministri Albin Kurti kërkoi që NATO-ja të sjellë më shumë trupa në Kosovë shkaku i kërcënimeve të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.