Është gjetur i vdekur një 54–vjeçar gjatë ditës së sotme në objektin e Tregut të Gjelbërt në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Viti.
Lajmin për portalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se nga mjeku kujdestar në vend të ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Ju njoftojm se Policia e Kosovës në Viti është njoftuar se është vrejtur një person pa shenja jete në objektin e Tregut të Gjelbërt në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Viti . Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante si dhe ekipet mjeksore. Në vend të ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi Kosovar shqiptar (1970) është pa shenja jete. Nga hetimet e para dyshohet se bëhet fjalë për rast të vetëvrasjes. Për rastin është njofuar prokurori i shtetit, dhe i njejti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dergohet në IML për obduksion, gjersa hetime rreth këtij rasti janë duke i zhilluar policia e Kosovës njësiti i hetimeve rajonale”, tha Hashani.