//

Ende mister vrasja e Liridonës, eksperti befason me deklaratën: Naim Murseli mund të jetë rekrutuar nga Serbia apo Rusia!

Vrasja e Liridona Ademaj nga burri i saj Naim Murseli, ngjarje e ndodhur më 29 nëntor në Prishtinë tronditi opinionin publik.

Eksperti  i sigurisë Fatjon Softa foli për pistat e ndryshme që po ndjek Prokuroria e Kosovës në lidhje me hetimet.

Gjithashtu eksperti i sigurisë Softa tha se një pistë e mundshme mund të ngrihet edhe rekrutimi i bashkëshortit të saj Naim Murseli nga vende si Serbia, Rusia apo vende të tjera.

“Është një mundësi për të parë nëse ai mund të ketë qenë i rekrutuar nga shërbime të tjera. Shërbime të huaja siç është Serbia apo Rusia apo ndonjë vend tjetër. Ekziston kjo gjë? Thjeshtë duhet të hetohet. Sepse që të ngresh një pistë nuk do të thotë se është akuzë, është thjeshtë përkujdes në raport me ngjarjen e cila ka shumë enigme, ka intrigë dhe për faktin që ai një herë e pranon, një herë nuk e pranon ka disa gjëra që e shqetësojnë, cili është motivi”, u shpreh Softa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.