Sot gjatë ditës është mbajtur sesioni i dytë i punës së takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.
Progresi, sfidat në fushën e reformave të lidhura me integrimin në BE, dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja, si dhe bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, kanë qenë temë në takimin e 11-të të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila gjatë këtij sesioni tha se janë përfshirë edhe rekomandimet e pozitës dhe opozitës për tu hedhur në votim.
“Deri më tani, kemi arritur në takimin e 11-të me rekomandimet që i diskutuam së bashku. Kemi pranuar amandamente nga deputeti, Besnik Tahiri dhe deputeti Avdullah Hoti”, tha Kusari-Lila.
Amandamenti nga parlamentarët evropian, se 28% e qytetarëve të Kosovës janë duke menduar të migrojnë pas liberalizimit të vizave, ndërsa si shqetësim nga delegacioni i BE-së ishte deklarimi i Odës Ekonomike, sa i përket mangësisë së fuqisë punëtore që kosovarët të kenë në zonën shengen pa vizë, nuk kalon.
Ndërsa u miratua Amandamenti që thërret shtetet tjera të përkrahin Kosovën për aplikim në Këshill të Evropës dhe ta përkrahin qëllimin e Kosovës të bashkohet në partneritet për paqe se bashku me amandamentin që thërret të gjitha shtetet e BE-së të mbështetin Kosovën për tu anëtarësuar në KE.
Gjithashtu është miratuar edhe amandamenti që i kërkohet BE-së, të kërkojë nga Serbia të dorëzojë kriminelët përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit dhe vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku. Po ashtu, thërret BE-në të finalizojë dhe të gjejë hetimet e sulmit terrorist në Banjskë.
Një tjetër amandament që u miratua ishte edhe ai që thërret serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, nga Qeveria kërkohet të ketë dialog me serbët për një të ardhme të përbashkët.
Amandamenti numër 8 u tërheq dhe nuk u votua.
Ndërsa, nuk u miratua as Amandamenti i radhës që thirret nga BE të lobojë nga Serbia për anëtarësimin e Kosovës. Marr parasqyshë se pesë shtete nuk e njohin Kosovën, Serbia nuk duhet ta përdorë për ta pamundësuar anëtarësimin e Kosovës.
U miratua edhe përpjekjet e EULEX-it dhe KFOR-it që të japin mbështetje nëse është e nevojshme.
Amandamenti tjetër që insiston në përmbushjen e obligimeve të Kosovës në përmbushjen e kërkesave të popullatës me shumicë serbe, nuk është miratuar, pasi që kishte 6 abstenime nga delegacioni kosovar.
Amandamenti që thërret për përpjekje të mëtejme sa i përket të drejtave për arsim në përdorimin e dinarit, nuk ka kaluar për miratim.