/

Istog: Gruaja raporton në polici burrin për dhunë fizike dhe për armëmbajtje

Policia ka arrestuar një person në Istog, pasi i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike gruas së tij.

Rastin e ka lajmëruar në polici, gruaja e tij, e cila gjithashtu ka treguar se ai mbanë disa armë.

“Istog 03.04.2024-21:06. Pas raportimit nga ankuesja femër kosovare se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë dhe ka armë në shtëpi, njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin”, njofton policia.

Tutje, policia bën të ditur se lidhur me rastin është bastisur shtëpia me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me dy karikatorë, dy pushkë gjuetie dhe 1 karikator si dhe mbi 130 fishekë të llojeve të ndryshme.

“Personi i dyshuar ka prezantuar lejet përkatëse për armët e lartcekura, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.