Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e enjte në Prishtinë.
Siç njofton policia, një person ka therur me thikë një tjetër, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.