Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për posedim të një revoleje të llojit TT me 8 fishekë të ka kalibrit 7.62 mm.
“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole e llojit TT me 8 fishekë të kalibrit 7.62mm” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.