Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se ky dështim erdhi pasi ndërkombëtarët po kërkojnë Asociacionin nga Kosova, por jo edhe njohjen e vendit tonë nga Serbia.
Përveç Kurtit, Tahiri e quan të dështuar edhe diplomacinë e Kosovës.
“Pse bota po kërkon asociacionin nga Kosova ndërsa nuk po kërkon njohjen e shtetit te Kosovës nga Serbia – ky padyshim është dështim i Kurtit dhe diplomacisë sonë- mjerisht!”, ka shkruar ajo.