/

Arrestohen dy persona në Kamenicë, policia ua gjeti 23 qese me mariuhanë

Dy persona janë arrestuar të enjten rreth orës 20:00 në Kamenicë pasi që policia iu gjeti atyre në posedim 23 qese të vogla me mariuhanë.

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një  vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

“Kamenicë 11.04.2024-20:10. Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit fizik të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e paketuar në 23 qese plasmani në peshë prej 29.6 gram. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rastin po merret njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.