/

Pas fillimit të sulmeve ndaj Izraelit, vjen edhe reagimi i udhëheqësit suprem të Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei është zotuar se “regjimi keqdashës sionist i Izraelit do të ndëshkohet” pas nisjes së sulmeve të Iranit me dronë kundër Izraelit.

Në një video në X, Khamenei tha:

Vetë regjimi dashakeq, i cili është gjithë i ligë, ligësi dhe gabim, i shtoi gabimeve të veta një tjetër gabim duke sulmuar konsullatën iraniane në Siri”.

Zyrat e konsullatës dhe ambasadave në çdo vend ku ato ekzistojnë konsiderohen si toka e vendit të cilit i përket ambasada. Të sulmosh konsullatën tonë është si të sulmosh tokën tonë”.

Regjimi dashakeq ka bërë një lëvizje të gabuar në këtë rast. Duhet të dënohet dhe do të dënohet”.

Reagimi i tij vjen pasi Irani ka lëshuar një numër dronësh në drejtim të Izraelit, siç kishte thënë edhe ushtria izraelite.

Duke dhënë një deklaratë televizive, zëdhënësi i IDF-së, ushtaraku Daniel Hagari thotë se Izraeli është “mirë i përgatitur” për sulmin, shkruan Sky News.

“Ne jemi përgatitur për skenarë të ndryshëm paraprakisht. Për të ‘kapur’ këto drone, ne kemi qarqet e mbrojtjes si nga marina ashtu edhe nga forcat ajrore në disa shtresa”, ka shtuar ai.

“Ne do të përpiqemi t’i pengojmë ata të arrijnë territorin izraelit, kjo është detyra jonë”, ka shtuar ai.

“Nëse ata hyjnë në hapësirën ajrore izraelite, atëherë do të dëgjoni sirena dhe alarme kudo që të hyjnë këto kërcënime dhe ne do t’i përgjojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.