/

Stojkoviq: Do t’i kërkoj Francës që të mos ia shesin aeroplanët “Rafale” Serbisë

Avokati Cedomir Stojkoviq ka thënë se do t’i kërkojë Francës që të mos ia shesin aeroplanët “Rafale” Serbisë, sepse sipas tij kjo e fundit nuk i plotëson as standardet minimale të demokracisë dhe do të paraqiste një kërcënim të drejtpërdrejt për rajonin.

Ai është shprehur se do të kërkojë nga Franca që të kushtëzojë dorëzimin e këtyre avionëve me përparimin e Serbisë në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Ky reagim i Stojkoviq erdhi pas një fushate të mediave në Serbi.

“Kjo fushatë e mbjelljes së urrejtjes nga autoritetet në popullin tim kundër meje, nga mediat e kontrolluara nga ministri i propagandës së Millosheviqit, Aleksander Vuçiq (dhe gjenocidi në Srebrenicë u krye në kohën e Millosheviçit), tregon se Serbia nuk i përmbush as standardet minimale demokratike të nevojshme për shitja e atyre makinerive shumë të sofistikuara ushtarake, as nuk hoqi dorë nga trashëgimia e Slobodan Millosheviqit dhe Ratko Mlladiqit nën Aleksandar Vuçiq.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.