Sulmi masiv ajror i Iranit ndaj Izraelit ishte një “dështim spektakolar dhe i turpshëm”.
Kështu u shpreh përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë, pasi forcat amerikane ndihmuan të rrëzonin shumicën e raketave dhe dronëve të lëshuar nga Teherani.
“Ne kemi parë raportime se iranianët synonin të dështonin dhe ky dështim spektakolar dhe i turpshëm ishte i gjithi sipas planit,” tha në një konferencë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
“E gjithë kjo është kategorikisht e rreme”, shtoi ai.
Sulmi i Iranit ishte një përgjigje ndaj vrasjes së shtatë oficerëve iranianë në një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës iraniane në Damask, Siri, më 1 prill.