/

Vritet një grua në Pejë, i dyshuar bashkëshorti i saj

Një vrasje  dyshohet ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se e vdekur ka mbetur një grua. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, rreth orës 08:15.

Rugova bëri të ditur se i dyshuari për aktin tashmë është arrestuar.

Ndërkaq, kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj ka thënë se i dyshuar në këtë rast është bashkëshorti i viktimës.

“Po, ka ndodhur një vrasje. Dyshohet se burri e ka vrarë gruan. Jemi në vendin e ngjarjes, nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Kurmehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.