Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm pasi ekipi i tij u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Arsenali u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Bayern Munichu në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, duke humbur me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Kjo humbje i dha fund shpresave të Arsenalit për të fituar trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit, ndërsa tani fokusi është përqendruar tërësisht tek Liga Premier.
Ndërsa ata mund të përfundojnë si kampion të Anglisë, ‘Topçinjtë’ duket se do të përforcojnë ekipin para fillimit të sezonit 2024/2025.
The Guardian ka raportuar se spanjollit do t’i dhurohen fonde të mjaftueshme për të përforcuar skuadrën, përkundër faktit se kanë shpenzuar mbi 200 milionë euro për transferimin e yjeve si Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber.
Sulmuesi i Neëcastle, Alexander Isak, është njëri ndër objektivat kryesor të klubit për afatin kalimtar veror, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 100 milionë euro.
Një tjetër opsion real për Arsenalin mbetet edhe Michael Olise (Crystal Palace), i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare në gusht si dhe ka refuzuar më herët ofertën e Chelseat.
Për të siguruar transferimin e Olise, Arsenali do të duhej të paguante 65 milionë euro, por për shërbimet e tij të interesuara janë edhe Manchester City dhe Manchester United.