/

Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët

Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja e 19 prillit të 2013-tës e nënshkruar asokohe nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, synonte të normalizonte raportet mes dyja vendeve.

Në këtë kontekst, zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, në një konferencë për media të mbajtur sot, tha se të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të implementohen.

Stano, foli edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku tha se kjo çështje është urgjente, në të kundërtën do të ketë pasoja.

Sipas tij, humbësit kryesor do të jenë populli i Kosovës dhe ai i Serbisë.

“Nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë, do të jenë populli që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Të vetmit që do të paguajnë për këtë, do të jenë njerëzit në Kosovë e Serbi, nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut”, deklaroi ai.

“Në historinë e dialogut, kemi një sërë përvjetorësh. Jo shumë kohë më parë, shënuam përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe në rastin e kësaj marrëveshjeje, e kemi qartësuar se zbatimi është çelësi, çka vlen edhe për marrëveshjet e tjera. Duhet të zbatohen. Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet t’a implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”, theksoi Stano.

Leave a Reply

Your email address will not be published.