Presidentja, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në seancën e cila do të mbahet sot më 22.04.2024.
Seanca pritet të nis në ora 16:00, sipas kohës lokale në Prishtinë.
Sipas njoftimit, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.
“Po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”- ka njoftuar Presidenca.
Osmani në këtë seancë do të përballet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Të bashkuar do t’i tregojmë botës se si të luftojmë për vendin tonë, popullin tonë, lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën”- ka shkruar Vuçiq në rrjete sociale.
Diskutimi në OKB vjen një ditë pas votimeve në katër komunat në veri të Kosovës, për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë nga udhëheqja e komunave, proces ky i cili dështoi për shkak të pjesëmarrjes tejet të ulët të votuesve.