/

Raporti i DASH: Korrupsion serioz qeveritar dhe dhunë ndaj gazetarëve

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe kufizimet serioze të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, përfshirë dhunën dhe kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve, janë regjistruar në raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan për gjendjen e të drejtave të njeriut në Maqedoni në vitin 2023, njofton Zëri i Amerikës.

Në raport thuhet se ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por që qeveria nuk e ka zbatuar me efektivitet. Në raport gjithashtu thuhet se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit vuri në dukje se korrupsioni në vend në përgjithësi është përkeqësuar.

Raporti thekson “vonesa të konsiderueshme në gjyqet që përfshijnë korrupsion serioz, me vetëm disa të përfunduara deri në shtator, duke përfshirë ato kundër ish-zyrtarëve të qeverisë”.

Departamenti i Shtetit regjistron situatën e të drejtave të njeriut në afro 200 vende dhe territore anembanë botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.