/

Osmani mbledh partnerët pas seancës në OKB: Kosova, krenare që ka kaq shumë miq

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mbledhur përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës.

“Një mundësi e shkëlqyer për të festuar hapat e vazhdueshëm dhe për të diskutuar rrugën tonë të palëkundur drejt institucioneve euroatlantike”, shkroi Osmani.

Ajo, përmes rrjetit social “X”, ka shpërndarë disa fotografi, ku shihet të jetë e rrethuar nga përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Osmani, mes të tjerash, është shprehur krenare për miqtë dhe aleatët, të cilët qëndrojnë krah Kosovës.

“Kosova është krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj”, shkroi Osmani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.