/

Grunder takime në Qeveri, nuk dihen arsyet

Zëvendës ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Alyson Grunder, gjatë ditës ka zhvilluar takime në Qeveri. Zyrtarisht ende nuk dihet se me kënd është takuar apo arsyen e kësaj vizitë.

Por, merret vesh se zëvendës ambasadorja Gunder është takuar me zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Po ashtu, sipas burimeve takimi midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dianrit pritet të mbahet nesër.

Rreth këtij takimi portali ka shtruar pyetje  në Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, por ende nuk pranuar përgjigje. Ndërsa sa i përket  mundësisë për takimin e nesërm në Bruksel është në pritje të përgjigjes nga zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Leave a Reply

Your email address will not be published.