Pas vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel, komandanti i KFOF-it, gjenerali Ozkan Ulutas, tha se partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë e të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Pas shqetësimeve për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe Rajon, Komandanti i forcave paqeruajtëse të NATO-os në Kosovë (KFOR), gjenerali Ozkan Ulutas, tha se në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, “një zgjidhje e qëndrueshme politike varet nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destablizuese. Pas vizitës në selinë e NATO-s në Bruksel dhe takimeve me strukturat e larta të NATO-os, komandanti i KFOF-it përcolli për publikun disa mesazhe. Gjenerali, Ozkan Ulutas, tha se “partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
Komandanti i KFOR-it lidhur me dialogun Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, tha se “një zgjidhje politike e qëndrueshme varet nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destablizuese”. “Mund të ketë vetëm një zgjidhje politike për situatën aktuale. Një zgjidhje që njeh dhe respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë aspekt, NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Një zgjidhje e qëndrueshme politike varet nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destabilizuese, dhe në vend të kësaj të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim. Kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha komandati i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutas.