Një 52-vjeçar nga Kosova i cili banonte në Gjermani dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri një 38-vjeçar pronar i një lokali në Herzogstrasse të Düsseldorfit.
Sipas policisë gjermane pati një mosmarrëveshje mes kosovarit dhe pronarit të lokalit, e debati kishte vazhduar edhe jashtë lokalit.
Më pas dyshohet se kosovari ka shtënë me armë zjarri drejtuar lokalit.
Ekipet e emergjencës nuk kishin arritur të shpëtonin viktimën për shkak të plagëve të marra, shkruan Rheinische Post.