/

Nëse Asociacioni “këmbehet” me Këshillin e Evropës, atëherë çka do të jap Kosova për njohjen nga Serbia?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, është shprehur kundër që Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të “këmbehet” me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në vlerësimin e saj kjo do të duhej të ishte karta e Kosovës për të kërkuar njohjen de jure nga Serbia.

“Nëse Asociacioni jepet për hyrje në Këshillin e Evropës, atëherë çka do të jep Kosova për njohjen ‘de jure’ nga Serbia?”, ka pyetur ajo në platformën sociale Facebook.

“Asociacioni është dhënë në bisedimet e Vjenës për njohjen e pavarësisë nga Plani i Ahtisarit dhe qe ndodhi; Asociacioni në Dialogun e Brukselit është dhënë për njohje të ndërsjellë dhe qe ndodhi si njohje ‘defakto’ përmes kapitullit 35 qe kushtëzoi hyrjen e Serbisë në BE me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila u zyrtarizua me vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së ditë më parë”, ka shtuar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.