/

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Prishtina, pa asnjë shpjegim, ia ka ndaluar të futet në Kosovë, edhe pse vizita sipas tij kishte karakter fetar, në mënyrë që ai të marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve në manastirin e Graçanicës.

“Ka një vit, edhe pse jam negociatori kryesor me Prishtinën, nuk më lejojnë të vizitoj territorin e Kosovës dhe në këtë mënyrë i shkelin të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Petkoviq për televizionin Pink, duke theksuar se vizitën e ka paralajmëruar me kohë.

Ai tha se deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se “Prishtina nuk ka ndërmend të formojë kurrë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Petkoviq theksoi se Beogradi do të vazhdojë me raportet ‘konstruktive’ karshi dialogut me Prishtinën, dhe se do të vazhdojë Serbia luftën që Kosova të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.