Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav Lajçak për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor.
Në një reagim në rrjetet sociale Lajçak njoftoi se ka mbërritur në SHBA dhe është takuar me Escobar.
“Pata një takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA Escobar, me disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera pasuruese gjatë qëndrimit tim këtu.” shkruan Escobar.
Dy emisarët Escobar dhe Lajçak që kanë mbuluar Ballkanin Perëndimor me postet e tyre kanë qenë aktivisht të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi duke ia dalë t’i bindin palët që t’i pranojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e Ohrit, të cilat megjithatë po hasin në vështirësi në zbatim. DASH ka konfirmuar se Escobar pritet të marrë një pozitë të re ndërsa Lajçak është nominuar për Ambasador të BE-së në Zvicër.