/

Teksasi merr vendim që të shënojë 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Teksasi ka marrë vendim që të shënojë 17- Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ky vendim i është dorëzuar sot Presidentes Vjosa Osmani nga guvernator i Teksasit, Greg Abbott.

“Kënaqësi që takova guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët.Teksasi është bërë shtëpi e dytë për bashkëatdhetarët tanë nga Kosova, duke ju ofruar perspektivë, kushte për jetë cilësore dhe biznes produktiv.
E falënderoj guvernatorin për Vendimin që ma dorëzoi sot nëpërmjet të cilit nderohet dhe shënohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”, njoftoi Osmani përmes një postimi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.