/

Escobar për çështjen e KiE: Ka pasur shqetësime për Asociacionin, Kosova t’i dëgjojë dhe të punojë me partnerët evropianë

Sa i përket Këshillit të Evropës ju e dini se SHBA-ja nuk ka një votë aty. Por unë e di se ka shqetësime në mesin e disa anëtarëve se Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera që janë bërë dhe janë bërë parreshtur gjatë disa viteve të fundit sa i përket Asociacionit dhe disa cështjeve të tjera që ndërlidhen me komnunitetin pakicë serb nuk janë përmbushur. Kjo ngre shqetësimin se

Kosova nuk ka vota të mjaftueshme në Këshillin e Evropës. Qëndrimi I SHBA-së është se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së, NATO-s OKB-së dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë porn ë ndërkohë në rrugën evropiane është me rëndësi për Kosovën që të dëgjojë partnerët e saj evropianë dhe të punojë me partnerët evropianë pë rtë frocuar kandidaturën e Kosovës në të gjtiha strukturat euro-atlantike.

Mendoj se janë shumë të ndërlidhura (vj. Procesi I dialogut dhe anëtarësimit në KiE). E para sepse Këshilli i Evropës ka të bëjë me trajtimin e pakicave dhe Kosova ka bërë përkushtime të qarta rreth trajtimit të pakicave dhe themelimin e Asociaciionit. Ky ëhstë një përkushtim I kahmotshëm dhe është I shkruar edhe në planin e Ahtisaarit, është I shkruar edh neë Marërveshjen e Brukselit dhe në Ohër. Për ne është e paktuptushme se pse Kosova nuk I përmbushë oblgiimet e saj dhe nuk ka dhënë shenja se është e përkushtuar që ta bëjë këtë. Shqetësimi ynë është se pas pranimit [të Kosovës në KiE] vetëm do të kishte më shumë vonesa [për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin] dhe këtë gjë e besojnë disa.

Kam shpresuar se deri në fund të këtij viti do të mund të kishim më shumë përparim rreth marrëvehsjs së Ohrit, se do të kishim një zbatim të plotë të atyre kërkesave nga Serbia dhe Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe se do të kishim mundësi që Kosova të ecte më shpejtë në drejtim të integrimeve evropiane, në Partneritetin për Paqe dhe drejt kandidaturës në Bashkimin Evropian. Shpresoj ende se kjo mund të bëhet në zbatimin e plotë të marrëveshjes për normailizim por fatkeqësisht koha po kalon.

Pritjet nga të dyja palët janë shumë të qarta: Në Ohër ku isha i pranishëm, u pajtuam se të gjitha elementet e asaj marërvehsjeje duhet të zbaothen menjhëreë. Kjo nënkujpton për Kosovën themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe kurse për Serbinë që të mos bllokojë rrugën e Kosovës në anëtarësim në cilëndo organizatë euro-atlantike dhe ndërkombëtare. Fatkeqësiths të dyja palët kanë dështuar që të përmbushin këto përkuishtime. Por unë besoj se kur t’i kemi kthyer këto marrëvehsje në binarë dhe të kemi bashkëpunim për shumë marërveshje të Brukselit se rajoni do të jetë një vend më I mirë dhe se të dyja vendet do të kenë një marrëdhënie normale, të parashikueshme dhe paqesore me njëri tjetrin.

Sa i përket mospajtimeve me disa diplomtatë të huaj: të gjithë diplomtatët që ai ka takuar përfaqësojnë plotësisht politikat e qeverive të tyre nacionale.

Do ta inkurojaja Kosovën që të punojë ngushtë me partenrët e saj amerikanë e evropianë që të gjejë rrugën përpara për të përmbushur oblgfiimet e saj ligjore që do të duhet të bëhet gjithsesi. Sa më shepjtë ta bëjmë së bashku e bëjmë më efektive dhe ndihmojmë në vazhdimësinë e integrimeve të Kosovës dhe njohjeve të reja për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published.