Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, ku partia VMRO-DPMNE doli e para.
Sipas tij, fajin kryesor e ka kryeministri Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “përçarës i shqiptarëve”
“Fitorja e madhe e VMRO-DPMNE e nacionalistëve maqedonasë është për shkak të involvimit të Albin Kurti dhe LVV-së në zgjedhjet në Maqedoni.” – ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Ky është Albin Kurti përçarësi i shqiptarëve.
Përçau shqiptarët në Maqedoni dhe unifikoi maqedonasit rreth VMRO-s.
Fitorja e madhe e VMRO-DPMNE e nacionalistëve maqedonasë është për shkak të involvimit të Albin Kurti dhe LVV-së në zgjedhjet në Maqedoni.
Kush është ky njeri që po faktorizon serbo-maqedonët, pse po e bën këtë?