Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Serbisë janë bërë bashkë dhe kanë dorëzuar në UEFA kërkesën e përbashkët për të organizuar finalet e Euro 2027 për moshat U-21.
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, këtë e ka quajtur të turpshme, duke thënë se me parullat fashiste, tifozët serbë nëpër stadiume bëjnë thirrje për vrasjen e shqiptarëve dhe jo vetëm atyre në Kosovë.
Sipas tij, Shqipëria duhet të tërhiqet nga kjo dhe të kërkojë falje.