Lajçaku, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se me DiCarlon ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor.
“Diskutim shumë i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me Rosemary DiCarlon. Gjithmonë një kënaqësi për të shkëmbyer pikëpamjet mbi zhvillimet globale dhe çështjet kryesore në agjendën e OKB-së”, tha Lajçaku.