Rita Ora shqiptarja me famë botërore, ka pozuar nga pushimet në Meksikë, duke marrë vëmendjen e fansave.
Ajo dukej spektakolare teksa kombinoi një bikinit me pantallona të shkurtra xhinse në Tulum.
Rita ndërroi veshjet, ndërsa në një natë tjetër kishte veshur një fustan dantelle gjysmë-transparent dhe këpucë flip-flop të zeza për një dalje në mbrëmje, përpara vizitës në një muze natën.
Ylli shqiptar gjendet në pushime me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe motrën Elenën.