Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Zubin Potok nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një në grua.
Sipas raportit 24-orësh, viktima e ka raportuar rastin më 12 maj, teksa pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.