Vizita zyrtare në Budapest e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, nisi me një takim me Kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Hungarisë, Zsolt Nemeth.
Zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi z. Nemeth me situatën e aktualitetin në vend si dhe zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë përgjatë tri viteve të fundit. Në dritën edhe të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian prej 1 korrikut, zëvendëskryeministri trajtoi dhe përkushtimin e objektivat e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Duke e falënderuar për takimin, pikëpamjet dhe idetë e shkëmbyera, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për z. Nemeth, për mikpritjen dhe çështjet e adresuara.