/

Fuqizimi i ushtrisë, Maqedonci viziton Mbretërinë e Bashkuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se në kuadër të vizitës së tij ku do të takohet me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, do të nënshkruajë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Gjatë qëndrimit, ministri Maqedonci do të ketë takim zyrtar me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty, me të cilin, do të nënshkruajë edhe Marrëveshjen e përditësuar të bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Ministri po ashtu do të ketë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Në Ambasadën e Kosovës do të ketë takim me bashkatdhetarët si edhe do të vizitojë kontingjentin e FSK-së në kundër të operacionit Interflex që po trajnon trupat ukrainase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.