/

Knaus thotë se ministrat e Jashtëm duhet të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet,  thotë se ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm, për të adresuar çështjen e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ministrat e Jashtëm në Strasburg nesër duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda disa javësh, në mënyrë që të mund të votojnë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, shkroi ai në X.

“Kjo do t’i dërgonte një sinjal të qartë Serbisë se shtetësia e Kosovës është këtu për të qëndruar dhe ruan mbështetjen e plotë të demokracive evropiane”, shtoi Knaus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.