/

Përplasje Kosovë-BE për asociacionin, Stano: Nuk jemi konsultuar për dërgimin në Kushtetuese

Në një përgjigje për “Radio Evropa e lirë”, Brukseli zyrtar sqaron se e ka të pamundur të vlerësojë propozimin e qeverisë së Kosovës për të dërguar në Kushtetuese një draft-statut të asociacionit.

Zëdhënësi i unionit, Peter Stano theksoi se nuk ishte dijeni mbi përmbajtjen e këtij dokumenti

“Përmbajtja e një statuti, që Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ta përpilojë, është e panjohur dhe nuk është diskutuar as me Serbinë, e as me ndërmjetësuesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Prandaj, është e pamundur që të vlerësohet përputhshmëria e tij me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 në këtë fazë”, tha Stano.

Stano shtoi se BE-ja pret hapa konkret për finalizimin e çështjes së asociacionit.

“Është për të ardhur keq, Kosova prej vitit 2013 nuk ka ndërmarrë asnjë hap drejt themelimit të asociacionit, si dhe  forcimit të të drejtave të pakicave, edhe pse ka pasur raste të shumta për të bërë këtë”, u shpreh Stano.

Ndër të tjera Stano vlerësoi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe kërkesa e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës nuk ndërlidhen me njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.