Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nga mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojnë vetëm Rusia dhe Serbia.
Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Hoxhaj është shprehur se sot bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare, si dhe Kosova përballet me përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike.
“Sot, në Këshill të Evropës, bota demokratike përballet me një provë kritike për premtimin e dhënë në vitin 2008 – integrimin e Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare dhe si për Kosovën përkushtimin që ka dhënë – për një shoqëri multietnike. Nga mospranimi i Kosovës do të përfitonte vetëm Rusinë dhe Serbinë!”, shkroi Hoxhaj.