Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Ministrave.
Musliu-Shoshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia.
“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mos-antarësimin e Kosovës në KiE!
Injorantë e keqëdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dijnë, nuk munden!
P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave”, ka shkruar Shoshi-Musliu në Facebook.