/

Hovenier tregon arsyet e vizitës në Kosovë të zëvendësndihmës sekretares amerikane

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ka mirëpritur me kënaqësi zëvendësndihmës sekretaren, Nicole Chulick.

Ai, me anë të një postim në platformën X, ka theksuar se Chulick mbikëqyr zyrat e Evropës dhe Azisë Jugore/Qendrore në Byronë e Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës në Departamentin e Shtetit.

“Gjatë vizitës së saj, DAS Chulick do të fokusohet në çështje kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka thënë Hovenier.

Leave a Reply

Your email address will not be published.