TikTok fillimisht u bë i famshëm si platformë e ndarjes së videove 15 sekondëshe.
Megjithatë, platforma ka bërë ndryshime duke mundësuar postimin e videove më të gjata.
Bëhet e ditur se aktualisht ajo është zgjeruar deri në 10 minuta.
Ndërsa tani, eksperti i rrjeteve sociale, Matt Navarra, tha se TikTok po teston video deri në 60 minuta.
Përditësimi i ri thuhet të jetë duke u testuar me disa përdorues të përzgjedhur në tregje specifike dhe platforma nuk planifikon ta shpërndajë ende publikisht.
Ndryshe, ky ndryshim me sa duket është pjesë e përpjekjeve të ByteDance për ta ndihmuar TikTok të bëhet konkurrent serioz i YouTube.