Helikopteri që u rrëzua në Iran të dielën, duke vrarë presidentin Ebrahim Raisi dhe Ministrin e Jashtëm të vendit Hossein Amir-Abdollahian në mjegullën malore, ishte një model Bell 212.
Bëhet e ditur se helikopteri Bell përmbante dy motorë që i japin kapacitet mbajtës më të madh.
Ai është menduar të jetë i adaptueshëm për të gjitha llojet e situatave, duke përfshirë transportin e njerëzve, vendosjen e pajisjeve të zjarrfikësve nga ajri, transportimin e ngarkesave dhe montimin e armëve, shkruan skynews.
Siç raportohet, modeli iranian që u rrëzua së fundmi ishte konfiguruar për të transportuar pasagjerë qeveritarë.
Ndryshe, përplasja më e fundit fatale e një Bell 212 ishte në shtator të vitit 2023, kur një i tillë u rrëzua në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas fondacionit Flight Safety, organizatë kjo fitimprurëse që fokusohet në sigurinë e aviacionit.
Ndërsa përplasja e fundit iraniane e këtij lloji ishte në vitin 2008, nga e cila mbetën të vdekur katër persona.
Në vitin 2015, u raportua se një helikopter që besohej të ishte një AB-212 ishte rrëzuar pranë Kashanit duke lënë tre të vdekur.