Një burrë 50-vjeç ka nxitur reagime të ashpra pasi u filmua duke u hedhur mbi balenën derisa ishte në një jaht në brigjet e Zelandës së Re, e miqtë që ishin më të e duartrokitën për veprimin.
Videoja amatore shfaq burrin nga Auckland, i cili dënua me 600 dollarë për këtë veprim – duke u hedhur nga anija dhe ra mbi balenën që ishte pranë tij në Devonport.
Pamjet janë shpërndarë në Instagram, dhe kanë nxitur reagime të ashpra nga adhuruesit e kafshëve që dënuan ashpër veprimin e tij.
Në videon njëminutëshe, shihet balena duke dalë mbi sipërfaqen e ujit dhe momentin kur burri hidhet sipër.
Ishte policia që reagoi menjëherë duke identifikuar burrin, të cilit më pas i trokitën dhe e ftuan për intervistim ku edhe iu shqiptua dënimi.