Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron vlerësoi se hekurudha Prishtinë- Durrës do të jetë e rëndësishme për të gjithë rajonin.
Ai këto komente i bëri në një konferencë për media së bashku me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Një nga arsyet pse doja të vija është për të festuar suksesin tuaj sepse Shqipëria është histori suksesi. Ekonomik në NATO, lidershipi juaj në Këshillin e Sigurimit. Keni dhënë një drejtim kaq të qartë për atë se ku doni të arrijë Shqipëria dhe se ku duhet të jetë në sferën e NATO-s dhe të BE. Ka qenë është dhe do jetë një nga partneritetet më pozitive për ne. Për eksportet për shembull. Hekurudha nga Prishtina në Durrës që do jetë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Puna që po bëjmë për të arritur anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por edhe për mbështetjen e drejtpërdrejtë që i japim njëri tjetrit. Ne me kënaqësi po ndihmojmë edhe në gjyqësor. Ka qenë partneritet i arrirë dhe shumë pozitiv shembull për të gjithë. Faleminderit për atë që thatë se jam mik i Ballkanit dhe rajonit. “, tha Cameron.