Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit.
Në një prononcim prokurori kujdestar tha se dyshohet se janë plagosur tre persona dhe akoma nuk dihen detajet e tjera.
Tashmë u mësua se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.