/

Këta janë babai me dy djemtë që u qëlluan me armë zjarri në Pejë

Tre persona kanë mbetur të plagosur sonte në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet.

Për motive akoma të panjohura, viktimat, babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur.

Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Viktimat që ishin cak i të dyshuarit janë Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe sipas informacioneve njëri prej tyre është në gjendje kritike.

Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por si pasojë e gjendjes së tyre, janë transferuar për në QKUK.

Personi që ndodhet në gjendje të rëndë, ka plagë në regjionin e qafës dhe gjoksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.