/

Maqedonci: Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s, ku Kosova e avancoi statusin nga anëtar vëzhgues në të asociuar.

Maqedonci ka thënë se tash Kosova do të ketë të drejtë propozimi dhe komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga AP e NATO’s.

Me këtë vendi, Maqedonci ka thënë se Kosovë është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO.

“Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s. Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilizimin e Ballkanit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.