Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë, ka falënderuar të gjithë anëtarët që kanë votuar pro.
Ajo ka thënë se ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro NATO në gjithë botën.
“NATO është fati i Kosovës, dhe ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më pro-NATO në gjithë botën. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona, bashkë me aleatët, që të avancojmë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani në “X”.