/

Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në “West Point” në SHBA, në ceremoni i pranishëm ishte edhe Joe Biden

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se dy kadetë nga Kosova, Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit.

“Kadetët Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, kanë përfunduar me sukses të lartë akademinë më prestigjioze në botë West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e bërë nga FSK.

Tutje, theksohet se kadetët e sapo diplomuar do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër viteve të studimit.

“Për performancë të dalluar gjatë studimeve kadetit Vuthaj ka diplomuar me nderim të lartë ((Magna Cum Laude)”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.