/

Çeku: Anëtarësimi në NATO më i rëndësishëm se ai në BE

Miratimin e avancimet të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar, ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, e quan lajm të mirë për vendin.

Në një prononcim, teksa Çeku thotë se i është gëzuar këtij lajmi, ai komentoi edhe dështimin e përpjekjeve të vazhdueshme serbe për ta penguar këtë proces.

“Padyshim se është një lajm i mirë për Kosovën sepse Kosova gradualisht po e zë vendin e vet në organizatat ndërkombëtare aq më mirë këtë fakt e bën dështimi i përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë që ta pengojë avancimin e statusit të Kosovës kështu që Kosova gradualisht po hyn në NATO, në struktura të NATO-s edhe pse kjo është një organizatë, nuk është drejtpërdrejt e NATO-s por është afër ku vendet mund ta shprehin qëndrimin e tyre… I jam gëzuar këtij lajmi”, u shpreh ai.

Çeku potencoi se hapi tjetër është anëtarësimi i plotë teksa shton se kjo thjesht Kosovën e fut në familjen e NATO-s dhe e lidh më shumë me NATO-n.

Ai po ashtu vlerëson se anëtarësimi në NATO ka peshë më të madhe se sa anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

“Normal ka peshë sepse aty diskutohen tema të ndryshme dhe tani Kosova mund ta ngrisë zërin e vet, të japë qëndrimin e vet, mendimin e vet dhe bëhet shumë shpejt pjesë e barabartë me të gjithë ata. Anëtarësimi në NATO është shumë më me peshë të madhe se sa anëtarësimi në BE, kështu që duhet të fokusohemi më shumë në anëtarësimin në NATO por edhe paralelisht edhe në anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në NATO e garanton sovranitetin, përjetësinë e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.