Granit Xhaka u ka bërë dhurata bashkëlojtarëve dhe stafit të Bayer Leverkuseni pas suksesit të dyfishtë në Gjermani.
Artistja e St. Gallenit Jasmin Villiger pikturoi fotografitë e lojtarëve me akrilik në fanella, të porositura nga Xhaka.
“E kam marrë porosinë më 6 prill. Titulli i kampionatit nuk ishte as përfundimtar atëherë”, thotë Villiger.
Leverkusen fitoi sivjet titullin e kampionit në Bundesliga dhe kupën e Gjermanisë. Xhaka ka qenë një nga lojtarët kyq drejt këtij suksesi.