Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po diskutohej për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli foli për kohëzgjatjen e gjykimit, ndërsa kërkoi përgjegjësi që ky proces ndaj tij dhe të tjerëve të jetë i drejtë, transparent dhe të bëhet në kohë të arsyeshme.
“Prej ditës së parë faktikisht secili e kemi ditur se 545 orë me procesin të cilin do ta zhvillni në këtë sallë gjyqësore do të kalonin edhe tri vite përkatësisht edhe katër vite dhe nuk mund të përfundon prokuroria edhe në qoftë se edhe fare asnjë pyetje nuk do të bënte as mbrojtja dhe ju si trup gjykues. Nuk dua të paragjykojë askënd por ajo të cilën dua ta them është kjo; Besoj se është në interes të publikut dhe jo vetëm tonin si të akuzuar që dikush duhet të merre përgjegjësinë e vendimmarrjes që ky proces, para popullit të Kosovës jo vetëm të jetë fer, jo vetëm transparent, jo vetëm të respektojë procedurat, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, por edhe të ruaj dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme”, tha Veseli.
Ai u ankua për komunikim jonormal me të dhe avokatin e tij, Ben Emmerson.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha paraprakisht avokatit Emmerson se për humbjen e orëve në sallën e gjyqit po e fajëson dhe ofendon prokurorinë.